14 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Hillary Clinton i dërgon letër Haradinajt

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër nga ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, për 20-vjetorin e intervenimit të NATO’s në Kosovë.

- Advertisement -

Clinton, e cila nuk arriti të jetë pjesë e manifestimit për 20-vjetorit e çlirimin e Kosovës në qershor, i ka shkruar sot Haradinajt për ta falënderuar për ftesën.

Ish-sekretarja thotë se burri i saj, Bill Clinton, i ka treguar se sa madhështore ishte dita e çlirimit.

Ndërsa Haradinaj shkruan se Clinton do të mbetet gjithmonë mikja më e veçantë e Kosovës.

- Advertisement -

“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit