-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hisen Berisha: Presidentja e vendit ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka kryer ndërhyrje kirurgjike për dobësim në Turqi

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka akuzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani se e njejta ka shkelur Nenin 9 të Kushtetutës (Mungesa e përkohshme e Presidentit), gjatë kohës e cila po qëndronte në Turqi.

Ai ka thënë se presidentja ka kryer ndërhyrje kirurgjike gjatë kohës sa ishte për dy javë në Turqi dhe sipas Nenit 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovë me mos zëvëndësimin e saj, për aq orë apo ditë, sa ka qenë e pa aftë të ushtroj funksionin, ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës duke u cilësuar si mungesë e përkohshme e Presidentit.

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, sipas mediave, ka bër ndërhyrje estetike në dukjen e saj fizike dhe mirë ka bërë.Pra sipas njoftimeve, gjatë dy javëve, sa Presidentja ka qëndruar në Turqi, ka bërë ndërhyrjen për dobësim.Për këtë periudhë sa Presidentja ka qëndruar në anestezion, për ndërhyrjen kirurgjikale për dobësim, faktikisht ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, meqë nuk ka bërë zëvëndësimin e saj, për aq orë apo ditë, sa ka qenë e pa aftë të ushtroj funksionin, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës“, ka shkruar Berisha.

Berisha ka thënë se Kosova ka qenë pa President për disa orë apo edhe disa ditë, ndërsa situatën e presidentës e cila thuhet se ka kryer ndërhyrje kirurgjike e ka krahasuar me ndërhyrjen mjeksore të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ku formalitet ligjore u kryen të gjitha në mënyrë që vendi i tyre të mos mbetej pa President.

“Me këtë dua të vë në pah se Kosova ka qenë pa President, për disa orë apo ditë!Ndaj, shtrohet pyetja hipotetike, çka nëse Presidentja nuk do të zgjohej nga anestezioni?!Pra, në këtë rrethanë, dua të vë në pah se është shkelur Kushtetuta, Neni 9 – Mungesa e përkohshme e Presidentit.Një praktikë e para do ditësh kur pati një ndërhyrje mjeksore Presidenti i SHBA, u bënë të gjitha formalitetet ligjore që vendi të mos ishte asnje moment pa President.Kjo është obligim kushtetues edhe në vëndin tonë!”, ka shtuar Berisha.

- Advertisement -

Kujtojmë se me 13 Gusht u publikua lajmi se presidentja Osmani tash e 11 ditë ishte me pushime në detin e Turqisë. Sipas raportimeve ajo atje kishte udhëtuar me fëmijët e saj, burrin dhe prindërit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në orën 03:00 të mëngjesit me “Pegasus”. Nga Presidenca gjatë gjithë asaj kohe kanë qenë të “blinduar” duke mos dhënë asnjë informacion se në cilin vend ishte presidentja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit