5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Putin kërkon njohjen e Krimesë si Rusi, e krahason me Kosovën

Rekomandime

Më herët duma ruse e ka miratuar kërkesën e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, për të dërguar ushtrinë në republikat e vetëshpallura në regjionin e Donbasit. Në arsyetimin për t’i dërguar trupa republikave të reja, Putin tha se kjo është ndihmesë.

Parlamenti i Federatës Ruse ka miratuar vendimin e Vladimir Putinit që të dërgojë ushtrinë ruse në regjionin e Donbasit.

- Advertisement -

Kremlini dje njoftoi se ushtria ruse do të dërgohet në ‘mision paqeruajtës’ në republikat e reja të Donetskut dhe Luhanskut, që do të thotë se me këtë vendim shkelet sovraniteti i Ukrainës mbi ato territore.

Sipas rusëve, ky mision bëhet për qëllim që të ndalet konflikti mes separatistëve dhe ushtrisë ukrainase në Donbas.

Sa i përket regjioneve të Ukrainës që aktualisht po mbahen nën kontrollin e rusëve, Putin përmendi edhe Krimenë. Sipas tij, njerëzit e Sevastopolit kanë vendosur vetë për ndarjen e tyre nga Ukraina dhe kjo nuk dallon nga rasti i Kosovës.

- Advertisement -

“Njerëzit që jetojnë në Sevastopol kanë vendosur për veten e tyre, kam pyetur disa herë se ku ndryshon kjo me rastin e Kosovës”, tha Vladimir Putin.

Sot vendimi i Rusisë për njohjen e republikave të vetëshpallura u dënua nga Perëndimi, ndërsa shtetet si Britania, Gjermania e SHBA’të përgatitën sanksionet e reja për Rusinë. Britania dhe SHBA’të kanë paralajmëruar se dërgimi i ushtrisë ruse në Donbas është faza fillestare e pushtimit të Ukrainës.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit