2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Historia e trishtë në qytetin shqiptar: Nusja vdiq ditën e dasmës, krushqve u dhanë komshien 15 vjeçare

Rekomandime

Një histori prekëse vjen nga fshati Zhur i Prizrenit. E kjo histori nis nga emri i një rruge, ‘Hana’.

Hana ndërroi jetë kur po dilte nuse dhe krushqit ishin afër shtëpisë.

- Advertisement -

Mustafë Kurtaj, që është një nga banorët më të vjetër të fshatit. Ai tregon se ngjarja është e vërtetë.

“Fatkeqësia ka ndodhur kur nusja, sipas traditës, është përshëndetur me vëllain, babain dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte dhënë. Nusja ka rënë në tokë e vdekur ato momente”, tregon Kurtaj për ATV-në.

Banori thotë se kur ka arritur babai, ë vend se të mërzitej, u ka dhënë kurajo tjerëve.

- Advertisement -

“Ndodh edhe kjo, të bëhemi të fortë”!çshtë shprehur babai i vajzës. Krushqit ishin nisur për ta marrë nuse Hanën pa e ditur gjëmën që kishte ndodhur.

“Babai i Hanës iu kishte dalë në rrugë krushqve pa iu afruar mirë fshatit. Kur mësuan lajmin ata u mërzitur, por babai i Hanës nuk i la të largohen.

- Advertisement -

Në atë çast një fqinj i afrohet babait të Hanës duke i thënë se “krushqit nuk do të kthehen pa nuse”.

“Në atë moment ai kishte dërguar dikë për të thirrur të bijën 15-vjeçare. Pasi ishin kthyer në shtëpi ai i kishte thënë vajzës: Shaje bijë a do të shkosh ti nuse në vend të Hanës. Vajza menjëherë kishte pranuar pa vënë aspak në dyshim atë që po i thoshte babai. Ajo vajzë edhe sot është gjallë dhe ka mbi 80 vjet”.

Kjo ishte një fatkeqësi e madhe për fshatin Zhur. “Edhe sot mua më vlon barku për atë ngjarje. Ka qenë moment shumë i rëndë”, rrëfen mes lotësh Mustafë Kurtaj.

Por tradita dhe besa e shqiptarit kanë qenë dhe mbeten të forta. Ato përjetësohen në shkrime, legjenda, toponime e emra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit