3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Historia e vajzës nga Mitrovica: Prindërit e mbyllin në banesë, nuk e lejojnë të martohet me djalin që e dashuron

Rekomandime

Një vajzë nga Mitrovica ka denoncuar në polici prindërit dhe vëllanë e saj, të cilët e kanë mbajtur të izoluar në banesë në mënyrë që ajo të mos martohet me personin që e dashuron.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se viktima ka raportuar dje rreth orës 18:00.

- Advertisement -

Viktima është intervistuar dhe me kërkesë të saj është dërguar në strehimore, ndërsa tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se po mbahet e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj për shkak të mos martohej me personin që ajo e dashuron.

- Advertisement -

Viktima është intervistuar dhe me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit