4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Historia e veturës së heroit Mujë Krasniqi, me të cilin u bartën të plagosurit dhe u kryen aksione kundër forcave serbe

Rekomandime

Vepra e heroit të kombit, Mujë Krasniqi, përveç se është e lavdishme, komandanti i njohur me nofkën “Kapuçi”, njëherit luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka lënë edhe trashëgiminë e tij të luftës.

Automjeti i tipit Opel Rekord, ka qenë njëri nga shoqëruesit e dëshmorit, Mujë Krasniqi, veturë me të cilën janë bartur armatime, ushtarë, duke shoqëruar dhe ndihmuar ushtarët e UÇK-së.

- Advertisement -

Njëri nga protagonistët dhe dëshmitarët e luftës se Mujë Kransiqit, gjithashtu edhe bashkëluftëtar i tij, Avni Krasniqi, ka treguar se si kjo veturë ishte dhuratë e një bashkëfshatari.

Vëllai i Mujës, Avniu ka theksuar për Telegrafin se automjeti është dhuruar nga një bashkëfshatar në vitin 1998.

“Veturën ja ka dhuruar dikush prej fshatarëve për nevoja të ushtrisë. Sepse ka pasur nevojë me bart ushtrinë. Kjo veturë është përdorur deri kohën kur e kam tërheq unë dhe është vendosur në një mal, ku në të njëjtën pjesë e kam bartur edhe Mujën e plagosur”, ka shtuar Krasniqi.

- Advertisement -

Sipas tij, me veturë është bartur edhe dëshmori Mujë Krasniqi gjatë kohës që ishte i plagosur dhe shërimin e bënte në Likovc, në Drenicë.

“Kur e kam larguar Mujën – në gjendje të plagosur – me veturë dhe e kemi dërguar te një mal këtu në afërsi, forcat serbe me pas e kanë marrë e kanë bartur veturën. Pas luftës automjeti është gjetur në fshatin Dollc të Klinës. Unë e kam dalluar për shkak të shenjës që ka qenë ne veturë, vendi ku ishte plagosur Beqir Sefa, respektivisht dhëndri i familjes”, ka theksuar Krasniqi.

- Advertisement -

Avniu ka sqaruar se heroit i kombit, Mujë Krasniqi, asnjëherë nuk e ka vozitë veturën, sepse sipas tij, ka qenë gjatë asaj kohe i plagosur.

“Madje tri herë ka qenë i plagosur. Çdo herë ka qenë i shoqëruar nga një vozitës, madje, unë disa herë e kam shoqëruar atë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, prej kohës që është gjetur vetura ajo vetëm dy herë edhe ndezur, derisa është sjellë në kullën Mujë Krasniqi, ku do të mbet si muze.

“Vetura është Opel Rekord, 2.0 L, benzinë, sepse na duhej shpejtësia dhe një veturë e shpejtë. Kur kishte ofensivë duhej të vozitnim më shpejt. Duhej me shpejtësi të madhe me i dërgu ushtarët, por edhe të bartnim armatime, etj”, ka thënë ai.

Ndryshe, komandant Mujë Krasniqi ra heroikisht së bashku me 41 luftëtarë të UÇK-së më 14 dhjetor 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

Mujë Krasniqi ishte ndër shkëndijat e para të luftës së armatosur të UÇK-së në Kosovë, si dhe njëri ndër të parët luftëtarë të paktë të UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit