3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Historia prekëse e Neymar, premtimi që i bëri të ëmës kur ishin të varfër

Rekomandime

Brazili është vendi që prodhon më shumë talente në futboll. Por përveç pasionit, një arsye përse thuhet se fëmijët lindin me topin te koka në këtë vend është edhe varfëria.

- Advertisement -

Ky është sporti i dashur që mund t’i japë fund mjerimit të familjes njëkohësisht dhe Neymar nuk bën përjashtim.

Ai zbulon sesi mungesa e një biskote e motivoi atë të bëhej një futbollist i suksesshëm dhe i pasur.

Futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit, i cili iu bashkua PSG-së nga Barcelona për shifrën rekord të 222 milionë eurove, dikur jetonte mes skamjes dhe ku çdo qindarkë numërohej për të siguruar ushqimin e paktë të familjes.

- Advertisement -

Në një intervistë të sinqertë në kanalin e “YouTube” “O Primo Rico”, sulmuesi i PSG-së kujton një histori të veçantë të fëmijërisë së tij.

“Ka një histori me nënën time dhe mendoj se shumica e njerëzve e dinë. Unë doja të haja biskota, por nuk kishim asnjë dhe mami më tha: ‘Bir, nuk kemi më para, nuk bëhet. Ta kam borxh këtë javë, ndoshta javën tjetër kur babi të marrë rrogën. Nuk mund t’i blejmë’.

- Advertisement -

Unë iu përgjigja: ‘Mami, nuk ka problem. Një ditë unë do të jem shumë i pasur. Do të blej një fabrikë biskotash që të ha sa herë të dua’. Nëna ime qan kur ajo e tregon sot këtë histori, sepse është me të vërtetë prekëse për të”.

Dhe “O Ney” nuk humbi kohë dhe nisi nga puna. Cilësitë e tij tërhoqën menjëherë vëmendjen e një adoleshenti shumë të talentuar në vendin e tij.

Nuk kaloi shumë përpara se menaxherët europianë ta pikasnin. “Isha 14-15 vjeç kur kuptova se nuk do më mungonte më asgjë nëse do t’i bëja gjërat në mënyrën e duhur dhe nëse do lija prindërit që të kujdeseshin për gjithçka”, tregon Neymar, shkruan supersport.al.

Jeta e 26-vjeçarit është transformuar krejtësisht këto vitet e fundit. Tashmë ai jeton mes luksit dhe famës, por ai nuk e harron kurrë sakrificën që i është dashur të mbërrijë deri këtu.

Ky është sekreti dhe arma e tij. Ndoshta kundërshtarët nuk e dinë se nga buron gjithë ky motivim për të qenë më i miri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit