10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Prej vitesh, Serbia nuk ka vend në BE

Rekomandime

”Ftohja e marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës po ndodh prej vitesh”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur hapur mbi përplasjet me Shqipërinë për nismën e ”Open Balkan”.

- Advertisement -

Nuk do të thoja që kjo ka të bëjë me javët e fundit. Është diçka që po ndodh për vite me radhë, megjithatë, ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën.

Ajo që kemi bërë në, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran. Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën ”Open Balkan”, e njohur si iniciativa e Novi Sadit.

Përmes saj nuk mund të çojmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet”,-tha për ”DW”.

- Advertisement -

Edhe gjatë takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë gjerman, në vizitën e saj disa ditore në këtë shtet, presidentja Osmani, riktheksoi qëndrimin kundër ndaj incicativës Open Balkans, duke thënë se nuk mbështesnin ide paralele ndaj zgjerimit dhe procesit të Berlinit.

Osmani tha se një vend autokratik si Serbia nuk e ka vendin në BE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit