1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Historianët e Deçanit i replikojnë këshilltarit të presidentes: Lehtë të kritikohet Kushtetuesja për interesa politike

Rekomandime

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i kanë replikuar Artan Muratit, këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, duke i pyetur se pse po qëndrojnë të heshtur për kontestin pronësor të Manastirit të Deçanit.

- Advertisement -

Me anë të një komunikate për medie, historianët e Deçanit kanë kërkuar nga presidentja Osmani dhe kabienti i saj që të reagojnë për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen pronësore të Manastirit të Deçanit.

“Pse Presidentja e Kosovës dhe Kabineti i saj, nuk dalin me qëndrime rreth zbatimit të vendimeve të Millosheviqit në Kosovën e pas luftës dhe pas pavarësisë? Pse Presidentja e Kosovës dhe Kabineti i saj, nuk dalin me qëndrim rreth aktgjykimit anti kushtetuese dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 20 maj 2016 për kontestin pronësor në Deçan?”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

“Lehtë është të kritikohet kushtetuesja për interesa të ngushta politike. Kushtetuesja është dashur të kritikohet për legalizimin e ligjeve, vendimeve dhe akteve nënligjore të Millosheviqit për Kosovën”, deklarojnë tutje ata.

- Advertisement -

Reagimi i tyre vjen pasi Murati pati kritika për aktvendimin e Kushtetueses që hodhi poshtë kërkesën e të pares së vendit që vendet në KQZ të sigurohen sipas madhësive të grupeve parlamentare në Kuvend.

“Ajo çfarë të paktën sqarohet nga ky Aktvendim, është se Gjykata trajton vetëm kërkesat për kompetenca të cilat burojnë nga Kushtetuta e jo edhe ato të bazuara në ligj. Pra që emërimet e shkarkimet e parapara vetëm në ligj, e jo në kushtetutë, nuk janë çështje që trajtohen nga gjykata. Në pritje të publikimit të Aktvendimit të plotë, për ta analizuar në tërësi”, deklaroi ndër të tjera këshilltari i presidentes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit