3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoqi fotografinë e Thaçit nga zyra, Ganimete Musliu i reagon ashpër Vjosa Osmanit

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas veprimit të Vjosa Osmanit, për heqjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, nga zyra e Kryetares së Kuvnedit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se kryetarja e parlamentit e shkeli ligjin.

- Advertisement -

Vjosa nëse prej askujt nuk të vjen turp, të paktën prej studentëve të Juridikut që ti i’u ke folur për ligjet turpërohu”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

VJOSA KY VEQ KOALICION I SHPRESËS NUK MUND TË JETË

- Advertisement -

Per çfarë shprese mund te flasim kur një kryeparlamentare që nisë ditën e parë me shkelje ligjore tregon ‘vizionin’ e saj për të ardhmen. Kryeparlajmetarja Vjosa Osmani, sot nisi detyrën duke shkelur Nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës.

Me zhgënjeve Vjosa! Jo si një Dr. e diplomuar në fushën e ligjeve, por si një grua që premtove rënd, ligj e shpresë për Kosovën.

- Advertisement -

Me zhgënjeve Vjosa si një kryeligjvënse.

Vjosa nëse prej askujt nuk të vjen turp, të paktën prej studentëve të Juridikut që ti i’u ke folur për ligjet turpërohu.

Vjosa kam menduar që Kryeparlamentarja duhet ta dijë se zbatimi i ligjit është obligim dhe jo dëshirë.

E paskit nisë “mbarë” por mos harroni se veq mbarë nuk keni me përfundu. Shteti ka punë më të mëdha se të tregoni dhembët e urrejtjes patologjike duke luajtur me fotografi. Lojes qe keni fillu hajrin ja pafshi!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit