12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ish këshilltari e qorton Kadri Veselin: Harroje UÇK-në, mos qit në foltore njerëz që s’dinë shkrim-lexim

Rekomandime

Ish këshilltari i Veselit dhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, duket se vazhdon të ruajë irritimin me disa nga deputetët e PDK-së pas humbjes së garës së brendshme partiake dhe dështimit për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Z.Latifi ka deklaruar se shkaku për fitoren e Rugovës pas lufte ishte “arroganca e çlirimtarëve pas lufte” ndërsa shkaku për fitoren e Kurtit ishte “korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë”.

- Advertisement -

Ai ka kritikuar opozitarizmin e djeshëm nga PDK-ja, që vazhdonte të përmendte qëndrimet e shkelura nga lideri i Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

“Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra.” – thotë z.Latifi duke porositur më pas Veselin që të harrojë UÇK-në.

Si arsye për këtë ai ka përmendur ndërrimin e gjeneratave dhe faktin që “UÇK-ja” për shumë njerëz mund të përfaqësojë vetëm “një tregim nga e kaluara e baballarëve të tyre”.

- Advertisement -

Por, në fund Latifi ruan këshillën më të vlefshme për z.Veseli:

“Edhe një gjë tjetër : mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltorën e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të.”

- Advertisement -

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:

Mund të bëjmë analiza pafund.Të gjejmë shkaqe pafund.

Por, dy gjëra janë vetevidente: Arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet, ndërsa korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin.

Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra.

Thirrja në UÇK nuk kryen më punë.

Për tri arsye: e para, UÇK tash është vetëm histori.

E dyta, në këto 20 vite pasluftës është abuzuar tej mase me emrin e saj.

E treta, tanimë janë rritur disa gjenerata për të cilat UÇK-ja përfaqëson vetëm një tregim të baballarëve nga e kaluara e tyre.

Lavdia e të kaluarës nuk mund t’i justifikoj gabimet e të tashmes dhe as të zëvendësoj shpresat për të ardhmen.

Edhe një gjë tjetër : mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltorën e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit