0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoqi oksigjenin dhe iu rikthye kërkimeve! Luani, HEROI i palodhur i zjarrfikëses!

Rekomandime

E marta e sotme do të mbahet mend gjatë në histori si një nga ditët më te zeza për vendin tonë, pas dëmeve në jetë njerëzish që la pas tërmeti.

- Advertisement -

Por ata që do të kujtohen edhe më gjatë sidomos nga familjarët dhe të shpëtuarit e kësaj tragjedia janë HERONJTË që morën pjesë në kërkim e shpëtimin nën gërmadhat e pallateve në Durrës dhe në Thumanë. Një prej tyre është Luan Kapja, pjesë e zjarrfikësve të Vlorës, i cili së bashku me kolegët e tij, që në të gdhirë të ditës së sotme u gjend në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Në lidhje me heroizmin e Luanit, ka shkrua edhe kryeministri Rama i cili, tregon se Luani nuk është ndalur për asnjë moment që kur u gjend para atyre rrënojave që kishin zënë poshtë jetë njerëzish. Luani edhe pse u detyrua që të shtrihej në barelë madje edhe të merrte trajtim mjekësor, refuzoi të merrte oksigjen duke u ngritur edhe një herë në krye të detyrës për të nxjerrë nga duart e vdekjes jetë të tjera.

“Në ditë me diell, kjo do titullohej thjesht PHOTO OF THE DAY. Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni. E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit. HERO” shkruan Rama

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit