HOROSKOPI
Dashi
Në përgjithësi dita, sidomos në planin e punës, pritet të jetë e mirë, por duhet të bëni kujdes në raportet ndërpersonale, pasi është Hëna që bën të jeni shumë nervozë. Mirë erosi.
Demi
Edhe pse kuadri yjor nuk ka ndryshuar shumë, tranziti i disa planetëve në shenjën tuaj mund të reflektojë “kontraste” shpesh herë të pajustifikushme me të tjerët. Kontrolloni shpenzimet.
Binjakët
Shenja juaj juaj eshtë e mbushur me yje, pjesa më e madhe të të cilave janë më se të favorshëm. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna në planin sentimental.
Gaforrja
Do të keni gjithë mbështetjen e një Mërkuri mëse pozitiv, i cili do të ketë një efekt të menjëhershëm në krijimtarinë dhe fantazinë tuaj. Nuk do të mungojnë momentet e bukura në dashuri.
Luani
Eshtë një periudhë vërtet intensive, e cila kërkon mbi të gjitha të jeni psikologjikisht të përgatitur për ta përballuar, pasi janë të gjitha gjasat që kjo periudhë të jetë e gjatë. Mirë erosi.
Virgjëresha
Do të dëshironit që sot të ishit në vijën e parë, por kondicioni juaj fizik (pasojë e stresit apo ndonjë sëmundjeje stine) nuk jua bëjnë të mundur, kështu që jeni të detyruar të prisni.
Peshorja
Keni shumë kërkesa, e ndoshta po aq oferta, por nuk mund të merreni me të gjitha dhe me të gjithë. Afërdita pozitive sot mund të stimulojë raportet (pak të tendosura) me partnerin.
Akrepi
Duhet të jeni më me këmbë në tokë e të leni mënjanë ndjenjën tuaj të protagonizmit, pasi situata ka ndryshuar në disfavorin tuaj. Eshtë momenti t’i hidhni hapat me kujdes.
Shigjetari
Duket se kuadri yjort po kthjellohet dhe kjo do të shërbejë për të rikuperuar si gjendjen psikofizike, ashtu edhe humorin tuaj karakteristik. Shenja të qarta për dashurinë vijnë nga Afërdita.
Bricjapi
Dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur dhe intensiteti në punë do të sjellë shumë lodhje, por sa kënaqësi kur rezultat në fund janë mëse pozitive! Më mirë vetëm se me shokë jo të mirë.
Ujori
Hëna që sot ka shumë luhatje në shenjë ju bën edhe ju të lëkundur dhe skeptikë aq sa nuk hezitoni të shprehni një mendim tuajin edhe kur jeni të bindur se keni të drejtë. Mirë erosi.
Peshqit
Nuk është e thënë që të arrini objektivin me goditjen e parë. Lisi nuk pritet vetëm me një sëpatë, prandaj tregohuni të durueshëm deri në fund. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj partnerit.