3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Horoskopi- sot hëna do t’ju sjell shumë fat

Rekomandime

Dashi

- Advertisement -

Kjo është dita e duhur për tu rikthyer në lojë. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj këtë fundjavë, duke sjellë një sërë risish si në dashuri, edhe në punë.

Demi

Gjatë kësaj të premteje do të keni dëshirë për gjëra të reja, një punë të re, një lidhje të re, pse jo edhe një shtëpi të re. Fundjava do të sjellë ndryshime. Qielli është mjaft i favorshëm, veç bëni kujdes të mos i shpërdoroni mundësitë që do ju ofrohen.

- Advertisement -

Binjakët

Kjo ditë për ju nuk është aspak e favorshme, për shkak të një zënke me një të afërmin tuaj, e cila mund t’iu shkatërrojë komplet të premten. Nëse zënka ndodh me njeriun e zemrës, bëni kujdes pasi mund të humbni toruan. Bëni mirë që të ballafaqoheni dhe ti mbyllni debatet brenda fundjavës.

- Advertisement -

Gaforrja

Kjo fundjavë do ju gjejë të karikuar me energji. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti për të gjetur shpirtin tuaj binjak. Sfera profesionale dhe ajo ekonomike, do të jenë mjaft të favorshme.

Luani

Kjo fundjavë do të jetë e shoqëruar me ndonjë problem të vogël në familje, megjithëse nuk duhet të shqetësoheni. Kjo periudhë do të jetë e mbushur me zhvillime të reja premtuese.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim negativ në shenjën tuaj ndaj bëni kujdes lidhur me shpenzimet apo çështjet burokratike të mbetura pezull. Megjithatë nuk do të vonojë koha kur do të gjeni qetësinë.

Peshorja

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në ruajtjen e ekuilibrit në punë dhe në dashuri. Për shkak të problemeve të shumta në sferën ekonomike, rrezikoni që të shkatërroni edhe atë sentimentale, duke u shfryrë ndaj partnerit/es. Bëni mirë që të ballafaqoheni sa më parë dhe të sqaroni çdo situatë.

Akrepi

Ky 13 shtator do të jetë i mbushur me emocione. Kushtojani fundjavën vetes tuaj për tu rikarikuar, pasi do të keni mundësi për t’ia rinisur nga e para.

Shigjetari

Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, pas ditëve të vështira që keni kaluar. Qetësia do të shoqërojë ditët tuaja, ku nëse jeni të lodhur nga stresi i akumuluar është normale, ndaj merrni pak kohë për të reflektuar dhe qëndroni në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur.

Bricjapi

Ju pret një ditë e vështirë, sidomos ata që janë ende vetëm ose pa punë. Kjo periudhë është komplekse dhe kush nuk ka fuqi për tu ringritur do të mbetet keq. Ka ardhur momenti për të bërë një kthesë të bujshme, duke përveshur mëngët për t’ia nisur nga e para.

Ujori

Nuk do të mungojnë mundësitë për të lindurit e kësaj shenje. Një transferim për hir të dashurisë apo punën, do e ndryshojë për mirë jetën tuaj, shkruan noa.al. Veç arsyetoni mirë para se të merrni vendime të rëndësishme.

Peshqit

Ju pret një ditë e turbullt, ndaj jini sa më të drejtë dhe të sinqertë me njerëzit tuaj të zemrës. Hëna në shenjën tuaj do të sjellë risi në dashuri dhe në ekonomi. Kjo fundjavë do të jetë pozitive, ku më në fund do të jeni të lumtur. /a.y/noa.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit