-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti: Do të kujdesemi që VV-ja të mos vijë kurrë në pushtet

Rekomandime

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “duke u çmendur vetëm pse ka parë një imazh të mundësisë për të dalë në pushtet”.

Në një takim të LDK-së në Pejë, Hoti ka thënë se “do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë të vijnë në pushtet”.

- Advertisement -

Duke folur për marrëveshjen e Washingtonit, Hoti ka thënë se të tjerët janë munduar ta degradojnë.

Të tjerët e kanë ëndërr atë sepse s’flet askush me ta, sepse ata diskomunikohen sepse mundohen ta cenojnë rendin demokratik në vend.

Veç janë duke e pa një imazh të mundësisë pushtet, dhe s’kanë për ta parë, ju garantoj. Veç me atë imazh që u del para syve natën, të mundësisë për pushtet, i kanë rënë në qaf KQZ-së si institucion i pavarur e duan të çmenden, e kërcënojnë, shantazhojnë e s’lënë gjë pa bë. S’e meritojnë të vijnë këta në pushtet. Kurrë asnjëherë.

- Advertisement -

Edhe ne kemi me u kujdes që këta të mos vijnë në pushtet”, ka thënë ai.

Ka thënë se qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit “nuk do të votojnë sikur me ‘like’, por me zemër e me mendje”.

- Advertisement -

Hoti dhe partia e tij, LDK, ishin në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, deri në qershor kur LDK-ja vendosi ta rrëzonte Albin Kurtin nga pushteti për të formuar vetë qeverinë.

Me kërkesën e VV-së në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, të dënuar me burgim, Kushtetuesja vendosi për të rrëzuar Qeverinë Hoti duke çuar vendin në zgjedhje.

Në aktgjykim ajo shtoi se u ndalohet kandidimi personave të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit. E si pasojë e kësaj pike, të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi listën e kandidatëve të VV-së me Kurtin në krye.

Vetëvendosje sot pritet të ankohet ndaj vendimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit