1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti i bindur për fitore: Kemi dëshmuar qeverisje të mirë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në zgjedhjet parlamentare duke qenë e bindur për fitore.

- Advertisement -

Hoti ka shkruar në Facebook se partia e tij ka kandidatët më të përgatitur, si profesionistë të dëshmuar.

“Ne kemi dëshmuar se jemi model për qeverisje të mirë, ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, respektim të rendit dhe ligjit, luftim të krimit të organizuar e korrupsionit, respektim te ndarjes së pushteteve, kultivim dhe thellim te bashkëpunimit me partnerët tonë strategjik dhe kemi vizion të qartë për jetësimin e ëndrrave të gjeneratave të tëra për Kosovën shtet demokratik, të integruar në BE dhe në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA-të.”, ka shkruar ai.

Kandidati i LDK-së për kryeministër ka thënë se qytetarët e vendit do përfitojnë nga programi i kësaj partie.

- Advertisement -

“Ju ftoj që të përcaktoheni për kthimin e normalitetit në jetën tonë, të votoni listën e LDK-së të cilës i prij unë, kandidatë për Kryeministër”, ka thënë tutje.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit