18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Shkarkohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, thotë se arsyeja është se nuk ka qenë lojal ndaj Valbon Krasniqit

Rekomandime

Sot është̈ shkarkuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Sadik Fejza.

Një informatë të tillë e ka konfirmuar vetë Fejza.

- Advertisement -

Ai ka thënë se sot është lajmëruar përmes një email’i se është shkarkuar nga pozita e drejtorit të spitalit, derisa thotë se arsyeja e vetme e shkarkimit të tij është se nuk ka qenë lojal ndaj drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se për shkarkimin e tij nuk ka marrë paraprakisht ndonjë paralajmërim, por se nuk ka arsye tjera përveç lojalitetit.

“Po është e vërtetë. Unë veç e kam pa sot që më ka ardh një email një vendim që jam shkarkuar. Arsyeja e vetme është që nuk jam paraqit lojal, nuk ka asnjë arsye tjetër”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Fejza ka deklaruar se nuk do të bëjë ankesë për shkarkimin e tij.

Ai i ka thënë gazetës se në pozitën e tij është vendosur drejtoresha e repartit të Infektivës, Luljeta Buqinca.

- Advertisement -

Eshtë provuar të mirret një përgjigje edhe nga zyra për media në SHSKUK, por që nga kjo e fundit ende nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit