Hoti i reagon Haradinajt për hyrjen e Vuçiqit në Kosovë: Vendimet për Qeverinë i marr unë

Date:

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është pyetur sot para mediave për qëndrimin e Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajt se presidenti serb, Aleksandër Vuciq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë përderisa nuk kërkon falje për kr.imet.

Hoti ka thënë se qëndrime të tilla zyrtare i jep vetëm kryeministri.

Ai shton se ka qëndrime të caktuara të ministrave përkatës, por, që duhet të koordinohen.

Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësojë unë, sigurohem që të koordinonen çështjet me ministrat përkatës, mund të kenë ndonjëherë qëndrime të caktuara por në fund koordinohet”, ka thënë Hoti.

Ky reagim i Hotit vjen pasi që dje Ministrja Haradinaj përmes Twitterit ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

Haradinaj tha se Vuciq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

Visar Ymeri harxhon rrymë sa nja një fabrikë: Në shkur do të paguaj 236 euro më shumë

Drejtori i Institutit “Musinë Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë...

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...