-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hoti i shkarkoi bordet e Kurtit nga banesa e tij

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike.

- Advertisement -

Për një kohë të shkurt, i shkarkuan bordet e ndërmarrjeve publike.

Por njëjtë si qeveria Kurti, as bordet e përkohshme të emëruara nga kjo qeveri, nuk patën jetë të gjatë.

Në mbledhjen e 19-të të qeverisë Hoti, u mor vendim për shkarkimin e bordeve të përkohshëm të drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike,

- Advertisement -

E në vend të tyre, në mënyrë elektronike, qeveria Hoti, mori vendimin që për katër ndërmarrje publike, të emërohen borde të tjera përkohshëm.

Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike, si në vijim:Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc”. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK si dhe Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren.

- Advertisement -

E nga opozita, thonë që këto borde, u shkarkuan sepse po i kryenin me përgjegjësi detyrat e tyre.

“Qeveria Kurti ka shkarkuar bordet sepse i kanë shkel detyrat e tyre. Ndërsa Qeveria Hoti, po shkarkon borde sepse po i bëjnë detyrat e tyre. Vet, Z. Kuqi ka thënë që Qeveria Kurti, ka marrë vendime të mira e të ligjshme”, ka thënë Getoar Mjeku nga LVV.

Mjeku shtoi se qeveria aktuale nuk po punon për interesin publik.

Sipas tij, e gjitha po bëhet për interesa të ngushta personale.

“Përkundrazi, kam dyshime të bazuara do ta thellojnë gjendjen e rende të ndërrmarjeve publike. Kemi shembullin e Telekomit, ku kanë hyrë menjëherë në negociata me oligarkët”

E sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ndërrimi i shpeshtë i bordeve, vetëm sa i thellon krizat në këto ndërmarrje publike, raporton T7.

“Sado që të jetë një strategji e dobët, por në momentin që jetësohet dhe është afatgjate. Në këtë rast, këta sado që arsyetohen, në momentin që ndërrohen njerëzit, nuk e njohin problematiken e një ndërmarrje të caktuar”, thotë Mustafë Kadriaj, ekspert i Ekonomisë.

Në fund, Kadriaj tha se një politikë e tillë udhëheqëse, ndikon edhe në prishjen e imazhit të vendit në rrafshin ndërkombëtar.

Në mesin e drejtorëve të rinj të “Ibër Lepencit”, kryeministri Hoti ka emëruar edhe një zyrtare të LDK-së.

Bëhet fjalë për Afërdita Llumnicën, e cila është pjesë e degës së parë të LDK-së, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Për këtë çështje, ka reaguar edhe ish – ministrja e Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria Hoti po punon për shtetin e kapur dhe kundër kushtetutës e ligjit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit