15.1 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Hoti ia “këput” shpresat Haradinajt: Gabove që e shpalle kandidaturën për president

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për të ardhmen e koalicionit qeverisës që ai udhëheq, pas paralajmërimeve se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është afër ndarjes nga partnerët.Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nuk pret që partia e Ramush Haradinajt të braktisë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.“Nuk besoj se do të largohen nga koalicioni”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Hoti ka folur edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të vendit.

“Presidenti s’është pjesë e marrëveshjes së koalicionit”, ka treguar Hoti.Sipas Hotit, Haradinaj “ka bërë gabim” që ka shpallur kandidaturën për president.

“Nuk është koha për zgjedhjen e presidentit. Zyra e presidentit nuk është zbrazët”, ka thënë ai.“Kandidaturat shpallen vetëm në Kuvend, dhe jo nga zyrat e partive politike”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit