Kryeministri Avdullah Hoti është kthyer nga vizita zyrtare në Bruksel.
Ai ka thënë që ka pasur takime të nivelit më të lartë, duke filluar nga presidenti i këshillit e presidenti i komisionit.
Hoti tregon që është diskutuar liberalizimi i vizave për kosovarët, ku Kosova i plotësoi të gjitha kushtet, dhe ka pasur mirëkuptim të plotë nga komisioni evropian.
“Pranohet që Kosova i ka plotësu të gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, tha ai.
“Tash është obligim i joni që ti mirëmbajmë ato kritere që i kemi plotësuar për vizat Do të punojmë me secilin vend të BE-së për të treguar përkushtimin tonë për reformat”.