4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoti mesazh Thaçit për dialogun: S’do lejoj askënd të futet në kompetencat e mija

Rekomandime

Kryeminstri Avdullah Hoti sërish ka thënë se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë ai, e jo presidenti Thaçi.

Hoti në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 tha se Kushtetuta ia jep atij këto kompetenca, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Hoti shton se nuk do ketë përplasje mes krerëve të institucioneve, pasi që Kushtetuta e bën të qartë, sidomos procesin e dialogut. “Presidenti gjithashtu ka kompetencat e veta”, tha ai.

Kryeministri më tutje thotë se nuk do e lejoj askënd që të futet në kompetencat që ia jep Kushtetuta.

“S’do e lejoj askënd të futet në kompetencat e mija kushtetuese. Nuk kam të drejtë e as nuk dua që përgjegjësitë e mia kushtetuese t’ia delegoj dikujt tjetër”, përfundoi Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit