-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti: Në veri të Kosovës nuk ka karantinim, atje vlen vetëm ligji i Kosovës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë se në Kosovë vlejnë vetëm ligjet e Kosovës dhe jo ligje të Serbisë apo vendeve të tjera, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Hoti ka thënë se në veri nuk është vendosur masa e karantinimit, pavarësisht se për këtë dje njoftuan shtabet komunale të komunave në veri.

Ai ka thënë se askush s’mund të vendosë masë të karantinimit, pa marrë vendim Qeveria e Kosovës.

Kryeministri ka komentuar deklaratën e Listës Serbe që vazhdon t’i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi” dhe se zëvendëskryeministri Goran Rakic vjen nga kjo parti, Hoti ka thënë se “Rakic i nënshtrohet ligjit të Kosovës” dhe nëse bie ndesh ai do të detyrohet të marrë vendim arbitrar.

- Advertisement -

“Në veri vlen vetëm ligji i Kosovës, asnjë ligj tjetër. Si qeveri ne do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet e Kosovës respektojnë vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës, asnjë vendim tjetër. Brenda territorit vlejnë vetëm ligjet e Kosovës. S’ka karantinim në veri. Asnjë organ që vendos karantimin atje s’mund ta bëjë këtë pa vendim të Qeverisë së Kosovës”.

“Zëvendëskryeministri Rakiq në zyrën e tij i përdor simbolet e Republikës, ashtu siç kanë qenë. Deklarimet që janë bërë dje, s’kanë qenë të zëvendëskryeministrit Rakiq. Ai është anëtar i qeverisë së Kosovës dhe i nënshtrohet ligjit. Jam përgjegjës për kabinetin qeveritar. Secili i nënshtrohet ligjeve të Kosovës. Në cilindo rast që bie ndesh, unë detyrohem të marrë vendim arbitrar. Është çështje e tyre se si janë deklaruar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit