1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti: Nuk ka pasur ndryshim në pikën për Ujmanin, ndryshimi ka qenë te marrëveshja me Izraelin

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë pikë në marrëveshjen e Uashingtonit, që e cenon integritetin territorial të vendit tonë, teksa shtoi se finalja e dialogut, do të jetë njohja reciproke me Serbinë.

- Advertisement -

Kryeministri po ashtu ka thënë se nuk ka pasur ndryshim në pikën ku flitet për Ujmanin, teksa përmendi se në cilën pikë kishte ndodhë ndryshimi.“Nuk ka pasur asnjë ndryshim për marrëveshjen. I vetmi ndryshim, ka qenë marrëveshja për Izraelin”, tha Hoti në Rtv Dukagjini, teksa këtë njohje e cilësoi si të jashtëzakonshme.

Duke folur për mini-shengenin, kryeministri Hoti, që dikur e kishte kundërshtuar, tha se atij i është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, që Kosova të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Ai, ka replikuar edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, pasi që kjo e fundit akuzoi delegacionin se tjetër gjë premtoi, e tjetër solli, dhe se shkeli Kushtetutën.

- Advertisement -

“Jo absolutisht. Kushdo që e interpreton është gabim. Ajo e ka plotësisht e ka gabim, siç e ka pasur gabim shumë herë”, tha Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit