10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Njofton Policia e Kosovës: Vritet një person në Pejë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës është vrarëë një person në qytetin e Pejës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është njoftuar rreth orës 17 se në qytetin e Pejës një person është i gjakosur.

- Advertisement -

Njësitet i janë përgjigjur informatës duke dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo, ekipi mjekësor dhe prokurori i shteit kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Policia me anë të një komunikate për media ka thënë se me datën 05.09.2020 rreth orës 17:00, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në rrugën ‘Eqrem Qabej’ nё Pejë, ёshtё njё person i gjakosur.

- Advertisement -

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanё përgjigjur vendngjarjes.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959)

- Advertisement -

“Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit