14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hoti: Partitë t’i kryejnë konsultimet e thirrura nga presidenti, VV-ja bëri tri referenca për gjakderdhje

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partitë politike duhet t’i përgjigjen konsultimeve të thirrura nga presidenti, i cili sipas tij, është i obliguar t’i përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partitë duhet të vendosin në mes dy opsioneve:

- Advertisement -

Partitë politike, sipas Hotit, në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione.

E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate”, ka renditur ai opsionet.

Ai thotë se rrugë tjetër nuk ka.

- Advertisement -

Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik. Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga Kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica. Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shtuar se Kosova është me qeveri në detyrë, e cila duhet të kujdeset për menaxhimin e situatës emergjente shëndetësore nëpër të cilën po kalojmë.

- Advertisement -

Dhe deri më tani ka bërë punë të mirë, duke përfillur këshillat e ekspertëve shëndetësorë të IKSHP, me përjashtim të mungesës të një koordinimi më të afërt me komunat nga kreu i Qeverisë dhe mbështetjes më të madhe për komunat, si dhe për policë, doganierë dhe të tjerë që janë në ballë të kësaj pandemie”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit