-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti për buxhetin e qeverisë Kurti: Këta nuk dinë si të zhvillojnë ekonomi, nuk kanë ditë asnjëherë

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për buxhetin e prezantuar nga Qeveria.

Ai ka thënë se qeveria nuk ka plan për rritjen e pagave dhe rritjen e skemave pensionale.

- Advertisement -

“Gjatë kësaj periudhe nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të skemave pensionale që u mundësojnë mbajtjen e premtimeve që u kanë dhënë qytetarëve, duke filluar nga rritja e pagës minimale”, ka thënë Hoti.

“Nuk është parashikuar as rritja e pagës minimale, as ligji i pagave që do të nënkuptonte rritje të pagave”, tha ai.

Hoti ka shtuar se qeveria aktuale nuk di të zhvilloj ekonomi.

- Advertisement -

“Nuk habitem aspak, këta nuk e dinë si të zhvillojnë ekonomi, nuk kanë ditë asnjëherë, as edhe kur kanë qenë në opozitë. Ne do t’i mbajmë përgjegjës për ato premtime që kanë dhënë”, ka thënë ndër të tjerash ish-kryeministri i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit