10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Parlamenti ia aprovon Putinit kërkesën që të ndërhyjë me ushtri në shtetet e huaja

Rekomandime

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë ia ka aprovuar Presidentit kërkesën për të lejuar përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit. Kjo i hap rrugën pushtimit të rajoneve të Ukrainës.

- Advertisement -

Pak pasi Presidenti rus, Vladimir Putin, i kërkoi Parlamentit që t’ia lejojë ndërhyrjen me forcë ushtarke në shtetet e tjera, i erdhi edhe aprovimi, raporton the Guardian.

Putin e bëri këtë kërkesë me qëllim të dërgimit të trupave në dy rajone të Ukrainës lindore, të cilat njëherë i njohu si të pavarura, e më pas u zotua se do të conte ushtrinë atje për “mision paqeruajtës”

17:17 – Putin i kërkon parlamentit rus t’ia aprovojë suImet jashtë vendit
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar parlamentit rus lejën për përdorimin e forcave ushtarake jashtë Rusisë, raporton the Guardian. Kjo do ta shtronte rrugën për suIm ndaj Ukrainës.

- Advertisement -

Presidenti rus ka kërkuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit për lejojë përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit, pasi njohu dy rajone të Ukrainës lindore, si entitete të pavarura dhe dha urdhër për dërgimin e ushtrisë atje, transmeton Gazeta Express.

Gjatë adresimit, një zëvendësministër i Mbrojtjes ruse ka thënë se Rusia ka mbetur pa asnjë zgjidhje dhe se u duhet leja për të ndërhyrë ushtarakisht jashtë vendit.

- Advertisement -

Rusia dje i ka njohur pavarësinë dy rajoneve të Ukrainës lindore, Donjeck-ut dhe Luhansk-ut dhe ka dhënë urdhër për dërgimin e forcave për, siç e ka quajtur ai, “mision paqeruajtës”.

Pas kësaj, Presidenti rus ka mbajtur një fjalim para popullit të tij, ku ka akuzuar pa fakte se Ukraina ka armë nukleare dhe se po bëjnë shtypjen dhe spastrimin e pakicave ruse.

Ai tutje akuzoi Ukrainën se është krejtësisht e ndikuar nga Perëndimi.

Pas fjalimit të Putinit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe paralajmëruan sanksione të rënda Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit