2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti për herë të parë e komenton shkarkimin e Osmanit nga pozitat udhëheqëse në LDK

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti ka hezituar të tregojë se a ka votuat pro apo kundër shkarkimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së LDK-së.

- Advertisement -

Hoti ka vendosur që, siç ka thënë, “ta ruaj fshehtësinë e votës”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Vota është e fshehtë aty. Mos ma bëni këtë pyetje. Është e drejtë e imja ta ruaj fshehtësinë e votës”, ka thënë Hoti në Rubikon.

Ndërsa kur është pyetur nëse shkarkimi i Osmanit ka qenë vendim i drejtë, Hoti ka theksuar se një vendim i tillë është në përputhje me statutin e partisë.

- Advertisement -

“Ka qenë në përputhje me statutin e LDK-së, i cili statut është në përputhje me parimet statutare të partive popullore evropiane”, është shprehur Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit