Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të jetë mysafir në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova sonte me fillim prej orës 20:45.
Në momentin e arritjes në studiot e Klan Kosovës, para fillimit të emisionit atij iu urua mirëseardhje në një mënyrë më të veçantë.
Gazetarët Milot Hasimja dhe Kushtrim Bekolli, kishin përgatitur një dhuratë për kryeministrin.
Ata i kishin përgatitur ajvar dhe speca.
Hoti vjen nga Rahoveci një vend i cili njihet për traditën e përgatitjes së ajvarit dhe kultivimit të specit.