19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tha s’e nuk di asgjë për martesën e të vëllait, Mimoza Kusarin pëlqen urimin për vëllanë në Facebook

Rekomandime

Vëllai shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar në nëntor të vitit që lam pas me të dashurin e tij Jonathan Ausman në Kanada.

Ai është martuar me partnerin e tij Jonathan Ausman në një ceremoni të vogël familjare.

- Advertisement -

Por, ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është mungesa e deputetes kosovare në këtë ceremoni.

Demokracia.com ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila por ajo nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

- Advertisement -

Pas kësaj përgjigje, Kusari-Lila është pyetur se a është Ylberi vëllai i saj.

“Mos bëni këso pyetje, ju lutem”, është shprehur ajo.

- Advertisement -

Përderisa ajo nuk ka dashur të komentojë për martesën e Ylberit, Mimoza Kusari-Lila duket se ndërvepron në rrjete sociale me familjarët e burrit të të vëllait.
Mimoza Kusari-Lila ka pëlqyer në Facebook një postim ku e vjehrra i uron Ylberit ditëlindjen.

Nga ky postim duket se Ylberi gëzon shumë respekt në familjen e partnerit të tij, shkruan Demokracia.com.

“Djali im, dhëndri im Ylber Kusari feston sot ditëlindjen. Bashkohuni me mua për t’i uruar atij më të mirat në rrugëtimin e jetës. Jam e privilegjuar që e kam në jetën time”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit