10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

LDK premton 1 miliard euro për parandalimin e falimentimit të bizneseve

Rekomandime

Arban Abrashi, është deklaruar pas takimit me bashkëpartiakët që e kishe thirrur Avdullah Hoti, ku preazntoi planin për qeverisje.

Abrashi se nëse vijnë në pushtet Qeveria Hoti synon që deri në vjeshtë të ndajë 400 milionë euro, ndërsa deri në fund të mandatit 1 miliard euro.

- Advertisement -

“Hoti na ka shpjeguar deputetëve planin për 1 miliard euro. Programi është hartuar përmes grupeve të ekspertëve, theksi kryesorë tek ekspertët e shëndetësisë dhe ekonomisë. Nuk dyshojmë në planin për 1 miliard eurot. Nga vijnë dhe ku do të shpërndahen do të tregoi z.Hoti, është një plan i moderuar që do të përkrahë bizneset e vogla deri tek ato të mëdha që të parandalojmë falimentimin e bizneseve”, tha Abrashi para mediave.

Ndërsa shtoi se Hoti e ka përvojnë që të ia dalë në këtë kohë krize.

Kutojmë, që sot i nominuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti ka takuar deputetët e partisë së tij, ku ka shpalosur planin e qeverisjes.

- Advertisement -

Në anën tjetër 29 maji është afati i fundit kur Kushtetuesja duhet të vendosë nëse është në përputhje me aktin më të lartë juridik dekreti i presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit