12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoti: Shtatori do të jetë muaj i vështirë për t’u përballur me koronavirusin

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth paralajmërimeve të Serbisë për të hapur një laborator për testet PCR në veri.

- Advertisement -

Ai në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit ka thënë se menaxhimi i pandemisë nuk mund të bëhet nga shtetet veç e veç, por duhen aktivitete të përbashkëta sikurse po bënë BE-ja.

“Serbia e ka shfrytëzuar donacionin e saj të testeve për Kosovën si simbolikë për fushatën e saj. Kjo është për keqardhje dhe ne do të kemi edhe komunikim ndërkombëtar”, është shprehur ai.

Hoti gjithashtu tha se shtatori do të jetë muaj i vështirë për t’u përballur me koronavirusin, pasi pritet hapja e shkollave për nxënësit.

- Advertisement -

“Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që t’i dalim në ballës luftës me COVID-19”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit