14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hoti si kurrë më parë para deputetëve të opozitës: Edhe 3 vjet do të jem para jush si kryeministër

Rekomandime

Avdullah Hoti po përballet me pyetje parlamentare nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me interpelancën e tij për dialogun me Serbinë. Akuzat dhe fjalët e thëna nga shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, rreth tij kanë bërë që ai të reagoj. Hoti fillimisht ka kërkuar si me tallje qe të bëhet një pikë e veçantë gjatë seancës e në të cilën fillimisht deputetët do të shanin atë dhe qeverinë që ai drejton. “E kam një propozim në fakt, këtë seancë interpelancë, i propozoj Kuvendit një pikë të rendit të ditës, ku i keni sharjet për kryeministrit 90 për qind të fjalimit e keni për të sharë qeverinë. Kur shkon te shpija, veç ngoje, unë propozoj ta kemi një pikë ku ju e shani kryeministrit dhe pastaj ja nisni me punu dhe bëjmë debat”, tha Hoti.

- Advertisement -

Ai tutje theksoi para deputetëve se sikur edhe 100 herë të dal para tyre do të thotë fjalët e njëjta në lidhje me këtë proces, se marrëveshje tjetër në Kuvend nuk do të sjell përveç asaj të njohjes reciproke. “Edhe 100 herë me ardh këtu unë këtë fjalë kam me ta thanë, në Kuvend nuk do të sjellim marrëveshje tjetër veç për njohje reciproke, marrëveshje tjetër në këtë Kuvend nuk do të ketë”, i tha Hoti, Selimit.

Ai madje ka kritikuar opozitën, faktikisht Vetëvendosjen që kanë dërguar 5 kërkesa për interpelancë për temën e njëjtë, duke i thënë se a komunikojnë me njeri tjetrin .

“5 kërkesa për interpelancë nga VV-ja a komunikoni ju me njëri tjetrin, janë për të njëjtën temë”, tha Hoti, duke i bërë me dije VV-së se edhe 3 vite të tjera do të jetë përball tyre si kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit