2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hoti: Të merremi vesh për zgjedhjen e presidentit ose të shkojmë në zgjedhje!

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale nuk nënkuptojnë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje!

- Advertisement -

Në këtë situatë kur vendi është me U.D te presidentit, Hoti thotë se shpreson që nuk do të shkojë gjatë dhe paralajmëroi se partitë politike do të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për postin e Presidentit!

“Ajo është juriste, besoj që i di kompetencat e veta kushtetuese në këtë rast. Me rëndësi është që edhe ajo edhe të gjithë të kuptojmë situatën ku jemi edhe të ushtrohen kompetencat, në këtë rast të presidentit në përputhje me Kushtetutën për të mundësuar tranzicionin e pushtetit derisa të zgjidhet presidenti i ri”, tha Hoti për RTV21.

“Sjellja e saj është çështje e saj se si e sheh ajo tashmë rolin e vetë në këtë detyre të re të përkohshme që ka marrë për të ushtruar këto kompetenca”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ai shprehet i rezervuar nëse LDK do të ketë kandidat për president ndërsa në pyetjen se a do ta përkrahin Haradinajn për president thotë se do te respektojnë procedurat kushtetuese!

“Një gjë është e qartë, në ose duhet te merremi vesh për zgjedhjen e presidentit ose vendi duhet te shkoj ne zgjedhje” përfundon Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit