3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hoxha Drilon Gashi: Janë bërë karikatura edhe për Jezu Krishtin, por nuk është bërë kiamet si te myslimanët

Rekomandime

Hoxha Drilon Gashi lidhur me publikimin e karikaturave të Profetit Muhamed thotë se nëse do ta kishte në dorë ligjin do t’i ndalonte, por shton se karikatura (reagimi ndaj saj) nuk të bën mysliman të devotshëm.

- Advertisement -

Hoxha shton se janë bërë edhe karikatura për Jezu Krishtin, por nuk është bërë kiamet si te myslimanët.

“Gjithçka mundet me kanë pse janë bërë këto karikatura. Nuk është bërë veç Profeti Muhamed, janë bërë edhe Jezu Krisht, a ka pas njerëz më të mirë për krishterët, katolikët, ortodoksët, s’ka, ata e konsiderojnë dhe Zot, është karikatura, por nuk është bërë kiamet si te myslimanët, myslimanët shumë emocional. Ka ndodh se jem të papjekur, edhe me kulturën evropiane, s’pe kuptojmë shpesh herë edhe karikaturën, jo veç me imazhin e karikaturës së Profetit Muhamed, por reagime tjera kam parë edhe kur bëhet, shamia, ose një motër myslimane. Karikatura nuk të tregon me kanë mysliman i devotshëm, por shpesh here bëhet për me u tall, me bërë sarkazëm, me i nxjerrë disa pretendime, me bërë debat, ndoshta e kanë pas për klikime, me përfituar, por pse po bie pre e këtij komploti, krejt këtë e kanë shkaktuar reagimet e tepërta të myslimanëve, janë sjell në një mënyrë që nuk na mëson islami me u sjell”, thotë Gashi në REPORTERI/INTERVISTA.

Ai thotë se myslimanët duhet me qenë më paqësorë.

- Advertisement -

“Myslimanët duhet me qenë më paqësorë, ma rahmetxhi, nuk duhet me u izoluar nga arti, nga realiteti. përndryshe nëse nuk i kuptojnë karikaturat vet kanë me u bërë karikaturë. Nuk po them që është e drejtë ajo çka kanë bërë me karikaturat ndaj Profetit Muhamed, është punë makabre, me pas ligjin në dorë ja ndaloj evropianëve me bërë karikatura të tilla”, ka thënë Gashi.

Ai thotë se liria e shprehjes është e shenjtë, por duhet me pas kufi.

- Advertisement -

“Evropa duhet me i rishiku ligjet e veta, a është logjikë me i fyer një miliard e sa myslimanë sot, a dëshiron me ngjallë lufta mesjetare, fetare në kohë modern, apo me i zgjidhur gjërat në mënyrë diplomatike”, ka pohuar ai.

Hoxha më tej thotë se prej objektivave më të mëdha të Kuranit, objektiva 15-16 është lira e shprehjes.

“Vet Kurani dhe Profeti Muhamed ka vdekur duke e mbrojtur lirinë e shprehjes, por njerëzit si kuptojnë këto se mendojnë se islami është barbarë, kundër demokracisë, lirisë së shprehjes, absolutisht kjo është te disa myslimanë, jo islami. Për myslimanët Profeti Muhamed është shpirti i tyre, dhe duhet me pas kujdes”, ka deklaruar Gashi./reporteri

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit