16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vodhi një qen, një vit burgim me kusht dhe 300 euro gjobë për të akuzuarin

Rekomandime

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ka shqiptuar dënim prej një viti burgim me kusht dhe 300 euro gjobë, ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Atdhe Azemi

Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vjetësh.

- Advertisement -

Paraprakisht, Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, e ka aprovuar marrëveshjen për pranim të fajësisë, që i akuzuari Azemi e ka lidhur me Prokurorinë Themelore në Gjilan, më 16 shkurt 2018.

Gjykatësi i rastit, Nexhat Aliu, pasi e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ka thënë se aktgjykimi të akuzuarit do t’i dërgohet në formë të shkruar dhe ndaj së cilit është shqiptuar dënimi siç e ka paraparë kjo marrëveshje.

Sipas marrëveshjes, me rastin e shqiptimit të sanksionit penal, prokuroria pajtohet dhe rekomandon gjykatën që të akuzuarit t’i shqiptojë dënim me gjobë, në shumë prej 300 euro dhe dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti, me afat verifikimi prej dy vjetësh.

- Advertisement -

Para kësaj, prokurori Ismet Ukshini, ka thënë se në bazë të kërkesës së të akuzuarit Azemi, përmes mbrojtësit së tij, sipas detyrës zyrtare, avokatit Blerim Halimi, është arritur marrëveshja për pranim të fajësisë.

Këtë marrëveshje, prokurori Ukshini, e ka prezantuar në gjykate, me ç’rast ka kërkuar nga gjykata që ajo të aprovohet.

- Advertisement -

Mbrojtësi i të akuzuarit Atdhe Azemi, avokati Blerim Halimi, deklaroi se një marrëveshje e tillë është bërë më dëshirën dhe vullnetin e klientit të tij, duke i propozuar gjykatës që kjo marrëveshje të aprovohet.

Ndryshe, në këtë rast për veprën penale “vjedhje e rëndë” si bashkëkryerës akuzohej dhe Alban Shabani, por që edhe ai kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, me ç’rast ishte veçuar procedura ndaj të bashkakuzuarit Azemi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më 20 shkurt 2018, Atdhe Azemi akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 327 paragrafi 1, nën pragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 18 tetor 2017, rreth orës, 23:00, në Viti, i pandehuri Atdhe Azemi me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka kryer vjedhje të rëndë, në dëm të dëmtuarit M.A.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që së bashku me veturën e të pandehurit Alban Shabani, kanë shkuar tek shtëpia e D.M. dhe e kanë marrë një qen, të cilin e kishte në mbikëqyrje, ndërsa qeni ishte i të dëmtuarit M.A. dhe tek vendi ku ka qenë qeni, fillimisht kanë larguar pengesat, e kanë zgjidhur dhe e kanë marrë një qen të llojit “Pit Bull”, në vlerë rreth 300 euro, e kanë vendosur në bagazh të veturës dhe së bashku ia kanë shitur I.SH, me çka të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej rreth 300 euro. /BetimipërDrejtësi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit