Hoxha Ekrem Avdiu ka thënë se Kosova ka përkatësi të lartë myslimane, dhe për këtë nuk ka askush pse të rrudhet.
“Nuk kemi pse rrudhemi kompleksohemi prej kësaj gjëje.
A është Kosova vend islam, nuk është, por a është shumica e popullatës myslimane, është, dhe këtë e dijnë partnerët ndërkombëtarë, nuk e fshehin dhe me tepër komoditet se ne e pranojnë këtë fakt”, ka thënë hoxhë Avdiu në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se islami është pasuri.
“Ti si musliman je i pranuar kështu si je, dhe nuk kemi pse ndihemi keq, islami është pasuri, të jesh evropian musliman është pasuri e madhe”, ka deklaruar ai.