1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoxha i Gllogjanit thirrje bashkëfshatarëve të mos hedhin fishekzjarre: Të solidarizohemi për humbjen e dy fëmijëve tanë

Rekomandime

Kanë kaluar pesë javë nga rasti tragjik në Gllogjan, ku pas një sulmi me armë në drejtim të autobusit mbetën të vr*rarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi.

E sot në ndërrimin e motmoteve, hoxha i këtij fshati Besim Halilaj, ka kërkuar nga bashkëfshatarët që të mos hedhin fishekzjarre.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, ai po ashtu ka kërkuar nga bashkëfshatarët e Gllogjanit që të mos e shfaqin buzëqeshjen e as gëzimin për t’u solidarizuar me familjet e të prekurve.

“ Për Gllogjanin viti 2021 mbetet si një ndër vitet më të errëta që e ka kapluar fshatin tonë, për shkak edhe të tragjedisë që rezultoi me humbjen e dy fëmijëve tanë, Gentën dhe Ledionin. Ju shprehim edhe kërkesën tonë si dhe lutjen prej dhimbjes që e shpon shpirtin që nesër me rastin e ndërrimit të motmoteve të mos hedhni fishekzjarre dhe të mos e shfaqni buzëqeshjen dhe gëzimin ngase e kemi obligim moral, fetar e shqiptar që të solidarizohemi me familjet e të prekurve!”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit