2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hoxha nga Mitrovica shërohet pas 5 muajve me COVID-1`9

Rekomandime

Hoxha Faruk Sinani nga Mitrovica është shëruar nga COVID-19 pas 5 muajve në gjendje jo të mirë shëndetësore.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur vet hoxha përmes një postimi në Facebook ku tregoi se po ndihet më mirë.

“Të dashur familjarë,miq,e shoqëri e gjerë,dua të ju njoftoj se pas plotë pesë muaj që kalova me ketë sprovë(Covid 19)si pasojë me janë dëmtuar mushkëritë,ku gjendja ime është përmirësuar dhe tani ndihem më mirë elhamdulilah,duke shpresuar tek Zoti që të jetë pastrim, falje,dhe ngritje:, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar,I Cili pas çdo vështërsie sjell lehtësim për robërit e Tij!Të dashur familjarë,miq,e shoqëri e gjerë,dua të ju njoftoj se pas plotë pesë muaj që kalova me ketë sprovë(Covid 19)si pasojë me janë dëmtuar mushkëritë,ku gjendja ime është përmirësuar dhe tani ndihem më mirë elhamdulilah,duke shpresuar tek Zoti që të jetë pastrim, falje,dhe ngritje!Në pamundësi që të ju përgjigjem të gjithëve një nga një po ju falënderoj këtu të gjithë JUVE,qe aq shumë u interesuat për gjendjen time shendetësore,duke lutur Allahun që të ju shpërblej me të mirat e Tij të pakufishme në dynja e Ahiret!Dhashtë Zoti te kthehem shëndosh e mirë,e te ju gjej në rehati e mirëqenie,ku edhe do i shprehi mirënjohjet dhe falënderimet për te gjithë ata që me qëndruan afër në këtë rrugëtim,e sidomos nuk mundem pa e përmendur këtu vëllaun tim të shtrenjtë Fehmi Sinani qe nuk mu largua asnjë minut te vetëm,poashtu edhe bashkëshorten qe po më qendron afër dhe kujdeset për mua!Me respekt;Faruk Sabit SinaniStamboll.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit