6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Hoxha nga Presheva reagon pasi ia ngjyrosën fëmijën për Halloween

Rekomandime

Valdet Kamberi, hoxhë në Correticë, Preshëvë ka bërë një postim në facebook, në të cilin ka treguar se djalin e tij që është në klasën e parë e kanë “ngjyrosur” për festën e “Halloween-it” pa lejen e tij.

- Advertisement -

Ai ka thënë që nëse për festat e Bajramit po t’i veshin vajzat me shami do të reagonin të gjithë, kurse për fytyrat të cilat i maskojnë nuk reagon askush.

Kamberi ka thënë që në fshatin e tyre prodhohen mjaft kunguj andaj nuk ka nevojë që fëmijët të shndërrohen në kungull për as edhe një minutë të vetëm sipas tij.

Postimi i plotë i Valdet Kamberit:

- Advertisement -

Halloween-i paska mrri edhe në katund!

Ky në foto është djali im Abdurrahmani, nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë – Preshevë. Për ata që nuk e dinë unë jam mësues i lëndës fetare në këtë shkollë dhe jam kundër ngjyrosjes së fëmijëve pa lejen e prindit për këtë të ashtuquajtur festë. Në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?! Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit: “unë dua ta vesh vajzën time si dua unë, jo si do shkolla, X mësuesi”, etj, ndërkohë që kur këto fytyra të njoma i maskojnë, e shkarravisin nuk reagon askush. Si fshat që jemi toka na prodhon mjaft kunguj, kështu që s’ka nevojë të na shndërroni fëmijën në kungull për as edhe një minut të vetëm!

- Advertisement -

Hoxhë Valdet Kamberi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit