1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoxha që u shkarkua: Namazi nuk është shtylla kryesore e islamit, edhe tiranë e kriminelë falen

Rekomandime

Imami Drilon Gashi, ditë më parë u përjashtua nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas tij, kjo u bë për shkak për shkak të bindjeve të tij në lidhje me evolucionin. Ai madje kishte paralajmëruar edhe largimin nga Kosova për shkak të humbjes së vendit të punës, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Së fundmi, ai ka bërë edhe një deklaratë interesante rreth fesë islame, ku ka thënë se namazi nuk është shtylla kryesor e islamit.

Hoxha Drilon Gashi argumenton se në fakt Devotshmëria është shtylla dhe esenca e të gjitha riteve fetare. Sipas tij ritet realisht janë mjete që duhet të shpijnë tek devotshmëria.

Besimi në Zotin, librat e shenjta dhe Ditën e Kijametit të ndihmon ty që të realizosh këtë devotshmëri. Qëllimi kryesor i namazit është arritja e devotshmërisë, pra që të na bajë larg imoralitetit dhe keqbërjes”, shkruan ai ndër të tjera.

- Advertisement -

Ai ka përmendur liderët e korruptuar e tiranë, që e kryejnë namazin por në anën tjetër bëjnë krime nga më të ndryshmet. Të tillë sipas hoxhës Gashi ka shumë edhe në vendin tonë.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se (namazi është shtylla kryesore e fesë).

Ju sot gjeni se shumë tiranë, të korruptuarë, nepotistë, prej atyre që hanë paranë publike, gënjeshtarë, hipokritë dhe kriminelë që vrasin gra dhe fëmijë dhe njerëz të pafajshëm në emër të Zotit dhe Profetit, kur muezini e thirrë ezanin, shkojnë për tu falur, bile në safat e parë. E agjërojnë edhe Ramazanin, e ndoshta shkojnë edhe në Qabe.
Megjithëkëtë, namazi, agjërimi dhe haxhi i tyre që i ndalon ata nga ligësia dhe punët e fëlliqta.
Sunduesit arabë, shumë prej tyre falen, mirëpo hanë me lugë ari ndërsa popujt e tyre janë të varfër dhe të uritur dhe ende edhe sot e kësaj dite jetojnë në shtëpi prej kashte, balte dhe kallaji dhe në varre.
Ka plotë të tillë edhe në vendet tona.
Ne besojmë gabim, injorancë, padrejtësi dhe agresion kur themi se vetëm ne jemi muslimanë në rrugën e drejtë dhe se vetëm ne do të hyjmë në xhenet, ndërsa ata që nuk falen, janë armiqë, të pabesë dhe politeistë që do të digjen përgjithmonë në zjarrin e xhehnemit!!!
Ne me këtë mentalitet dhe injorancë jemi bërë marre dhe përrallë e të gjitha komuniteteve tjera të botës.
A ende nuk po kuptojmë?!.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit