Hoxha, Sabri Bajgora ka thënë se ka disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve Kuranit që shpërndahen në mënyrë të fshehtë.
- Advertisement -
Sipas tij, ato janë libra të sekteve Ahmedi, që janë dy sekte shumë përçarëse shumë të devijuara nga koncepti fillestar i ajeteve kuranore.
“Në Kosovë i kemi edhe -dy-tri kopje të Kuranit që po shpërndahen në mënyrë të fshehtë që janë të sekteve, sekteve Ahmedi që janë dy sekteve shumë përçarëse shumë të devijuara nga koncepti fillestar i ajeteve kuranore. Kujdes se çfarë Kurani po lexoni. Kurani që e ka emblemën e Bashkësive fetare, përkthimet e tjera nuk ofrojnë pasqyrën reale të asaj çka përfaqëson Kurani”.
Ai ka thënë se e kanë ngritë këtë çështje edhe tek institucionet e sigurisë.