PDK’a ka vazhduar sot fushatën e saj në Kamenicë, ku ka kërkuar votën e qytetarëve duke u thirrur në UÇK-në.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti Enver Hoxhaj ka thënë se çdo votë për PDK-në është votë për UÇK-në.
“Këto zgjedhje janë pa dy liderët tanë që janë në Hagë, por që dhimbjen për ta duhet ta kthejmë në votë për PDK-në”, ka thënë ai.
Hoxhaj sot ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me Tony dhe Cherie Blair në Angli.
“Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit. Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.