14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Hoxhaj me deklarata të forta: Kurti e sheh si të përkohshëm shtetin e Kosovës

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së të parit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, shtetin e Kosovës po e sheh si të përkohshëm.

- Advertisement -

Hoxhaj në Klan Kosova, u shpreh se Qeveria Kurti nuk ka program dhe as plan veprimi, si dhe akuzoi që nuk po bën mjaftueshëm për vaksinimin e popullatës.

“Kurti dhe VV përfaqëson projekt komplet tjetër prej saj që është bërë 20 vjetët e fundit. Ne i kemi besuar perëndimit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi punuar që ta bëjmë një Kosovë qytetare multietnike sikurse kemi negociuar në Vjenë. Ndërkaq Kurti shtetin e Kosovës e sheh si të përkohshëm, ndërsa ne e shohim si të përhershëm”.

Ai tutje ka thënë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje me Serbinë dhe nuk e sheh të rëndësishme antarsimin në OKB

- Advertisement -

“Kurti nuk do asnjë marrëveshje me Serbinë, nuk e sheh të rëndësishëm anëtarësimin në OKB, dhe ky vend mund të jetë me gjendje ekonomike pak më të mirë se tash më 2024-2025, por ndërkombëtarisht mund të jetë më pak shtet se sa është sot për shkak të mënyrës se si e shohin Kurti e Osmani këtë shtet e qeveri”.

Ndërsa, Hoxhaj e ka pa problemin me VV’në, tek mungesa e programit të qeverisë nga ana e kësaj qeverie.

- Advertisement -

“Problemin qe e kemi më Vetëvendosjen është se kemi një qeveri qe s’ka program. Në ekspoze s’ka asnjë prioritet të qartë për çfarë qëndron Kurti. Nga bujqësia kalohet tek artisti e teatri e tek politika e jashtme që thuhet që do të reformohet. Në ekspoze nuk tha asgjë”.

“Nuk ka plan veprimi dhe kjo shihet në disa fusha. Njëra shihet te mossigurimi i vaksinës – jemi vendi i vetëm në rajon i që ka shifrat më të ulëta të të vaksinuarve, ndërsa Serbia sot kishte një shifër rreth tre milionë të vaksinuar, Shqipëria 400 mijë, Mali i Zi 55 mijë, Kosova ka diku 19 mijë. Pra, Kurti s’ka as plan veprimi”, tha Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit