1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoxhaj: Nuk kemi as vullnet as dëshirë dhe as pritje që të jemi pjesë e qeverisë

Rekomandime

Ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se nuk kanë as vullnet, as dëshirë dhe as pritje të jenë pjesë e qeverisë.

- Advertisement -

Ai në emisionin “Debat” të RTK-së ka theksuar se PDK-ja do të mbetet opozitë.

“Duhet ta kuptoni rolin ton të qenurit në opozitë, prej kohës kur kryetari Velesi me 6 tetor ka marrë vendim që PDK-ja të jetë në opozitë, ne jemi në opozitë. Nuk kemi as vullnet as dëshirë as pritje që të jemi pjesë e qeverisë, këtë e kemi thënë dhe e themi edhe tash. Por, janë disa tema të cilat janë tema të karakterit nacional të cilat tema matët një parti politike është opozitë ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve dhe PDK këtë punë nuk e ka bërë asnjëherë”, thotë ai.

Ndërkaq shton se kauza e PDK-së është t’i shërbejn qytetarëve, me aq sa munden nga të qenurit opozitë.“Kauza jonë eshët t’i shërbejmë qytetarëve aq sa mund t’i ndihmojmë ata duke qenë në opozita. Po mendoj që për çdo temë të caktuar kem qëndrime të qarta dhe të prera. Brenda PDK-së aktualisht iu kemi kthyer bazës kemi dal në teren kemi bërë përpjekje të jemi pran njerëzve në kohën kur PDK është goditur shumë pas aktakuzave. Po bëjmë përpjekje që këtë situatë të vështir ta kthejmë në veprime konkrete”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit