0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hoxhaj: Qeveria Kurti po e merr popullin në qafë

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën ku po diskutohet për pandeminë ka thënë Qeveria e Kosovës i ka braktisur qytetarët, të cilët po vdesin çdo ditë nga pandemia. Ai ka thënë se kjo qeveri po e merr popullin në qafë duke mos u marrë me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave.

“Sepse çdo qeveri e përgjegjshme duhet ta kuptonte drejt se beteja me pandeminë nuk është betejë politike, por shëndetësore dhe sociale. Kur unë e kam takuar kryeministrin në ardhje Kurti ai më ka thënë se i ka disa tema kryesore që do të bashkëpunojë me opozitën për këto tema: Dialogu, pandemia, siguria nacionale, arsimi dhe energjetika. Dhe sot kur po flasim për pandeminë kryeministri nuk është këtu. Të paktën do të duhej të na tregonte se çfarë hapa ka marrë qeveria për vaksinat. Kjo qeveri ka dështuar për t’i siguruar vaksinat por as nuk po shohim plan dhe veprim konkret për sigurimin e tyre”, shoti Hoxhaj.

- Advertisement -

Ai tha se qytetarët e Kosovës po e humbin jetën me Covid-19, kurse kryeministri po merret me shtetësinë e dyfishtë, shkruan Reporteri.net.

“Ata që e marrin vaksinën të paktën nuk vdesin nga Covid. Ne nuk e kemi ftuar këtë debat parlamentar për t’i treguar se kjo qeveri i ka braktisë ata, dhe ata po ndjehen të vettmuar, pa adresë dhe mbështetje. Qeveria ka të tjera prioritete. Nuk ka ndodh askund që kryeministri i vendit thotë po e ushtrojë shtetësinë e dyfishte e qytetarët po i vdesin”, u shpreh ai.

Hoxhaj tha se Qeveria Kurti po e merr popullin në qafë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit