2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Hoxhaj: Sot nuk pati gaz as tym nga ne, nuk do lejojmë që sapunin të na e shesin për djathë

Rekomandime

Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, është deklaruar për media pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se sot u mbajt seanca e cila dallon nga të tjerat, pasi nuk kishte as tym e gaz, dhe si parti opozitare do vazhdojnë të jenë të respektueshme ashtu siç ishin gjatë kohës që ishin në pushtet.

- Advertisement -

‘’Sot kishim një seancë konstituimi të kuvendit të ri të Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, më lejoni të ju them që PDK është një parti e cila e respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhje por i respekton edhe institucionet pas zgjedhjeve. Sot nuk ka gaz as tym as shtyrje mes deputetëve, as dh.unë mes deputetëve të Kuvendit, sepse ne e respektojmë shtetin. Kemi qenë gjatë një parti qeverisëse, fituese, e kemi respektuar opozitën, sikur do jemi opozitë që do respektojë shumicën parlamentare, dhe kjo nuk lë fije dyshimik, por të njëjtën kohë duhet takuptojnë, që PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e inst të reja, dhe nuk pranojmë nga askush të na shesë sapunin për djath, nëse ka pretendime të tilla’’, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se pret formimin e Qeverisë nga Kurti, dhe vazhdimin e punës. Por gjithashtu tha se interesat personal nuk do munden të ‘shiten’ si interesa nacional.

‘’Ne presim prej Albin Kurtit, dhe VV’së që të vazhdojë punën pas konstituimit të Kuvendit me formimin e Qeverisë, por duhet të jemi të qartë ne nuk do pranojmë që dikush interesat e tij/saj personale të i shes si interesa nacionale. Dëshirën për të qenë në karrigë ta shes si më shërbim të vendit, PDK angazhohet për karrigën në OKB, prandaj duhet ta bëni dallimin që ne nuk jemi ent punësimi, as avancimi në karrierë, jemi parti politike opozitare që do bashkëpunoj me Qeverinë, sa herë të jenë në pyetje interesat e qytetarëve’’ përfundoi Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit