2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoxhë Drilon Gashi për ekzekutimin e Abu Bakr al-Baghdadit: Jam gëzuar sepse me rënien e tij ka rënë një forcë e madhe e ekstremistëve

Rekomandime

Teologu Drilon Gashi ka komentuar eliminim e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi, që u njoftua dje nga presidenti amerikan Donald Trump.

- Advertisement -

Ai tha se për këtë lajm ka pasë edhe kontradikta që i kanë vënë në theks edhe analistët botërorë, njofton Klan Kosova.

“Lajmi i Donald Trump për eliminin e Baghadit ka qenë paksa kontradiktor. Dyshimi për vrasjen e tij ka ardhur edhe prej qarqeve të ndryshme sikurse prej analistëve amerikanë apo një dyshim i tillë ka ardhur edhe nga Rusia që e ka hedhur poshtë lajmin krejtësisht”.

“Barrën më të madhe e kanë paguar myslimanët sepse jo vetëm që i ka shpallë botës luftë por ka vrarë myslimanë që mendonin ndryshe prej tij”.

- Advertisement -

“Shfrytëzoj rastin që t’iu shprehi ngushëllime të gjithë atyre që e kanë përkrahur ideologjinë e tij. Jam gëzuar sepse me rënien e tij ka rënë një forcë e madhe e ekstremistëve. Vrasja e tij është një goditje e rëndë e lëvizjes është goditje në palcë. Nuk do të thotë që nuk do të shfaqen udhëheqës të tjerë sikurse ai, por me rëndësi është shuarja e ideologjisë”.

Gashi në Info Magazine ka thënë se terreni që ishte në zotërim të ISIS-it ishte më i dëmshëm se ai që kishte në të kaluarën Al-Qaeda pasi sipas tij ishte në favor të grupeve terroriste.

- Advertisement -

“Shfaqja e kësaj lëvizje në vitin 2014 në Mosul pastaj edhe shtrirja në vende të tjera përbën rrezik të shfaqet diku tjetër. Me vrasjen e liderit ushtria merr një goditje të rëndë. Ka mundësi të shfaqen dhe diku tjetër që të thonë se ne nuk jemi shuar edhe pse na ka vdekur komandanti”.

“Për krimet që i kanë bërë nuk ka dyshim që në veçanti myslimanët janë gëzuar më së shumti dhe terroristët janë dobësuar shumë. Organizata ka marrë një goditje dhe është zbehur shumë. Ka pasë ndikim të keq sidomos në trevat ku është shtrirë shteti i tij, vrasje e myslimanëve të pafajshme, sulme mbi shtetet padrejtësisht si ndikime të shumta si sociale”.

Gashi tha se shpreson dhe lutet që vendet e shkatërruara nga ky grup të zhvillohen dhe përparojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit