18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Hoxhë Fadil Musliu: Shamia është obligim fetar, që duhet respektuar por jo imponuar

Rekomandime

Fadil Musliu, Imam në Xhaminë e Lagjes Mati në Prishtinë, duke iu referuar vajzave që nuk kanë mundësi shkollimi për shkak të shamisë, ka deklaruar se të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve nuk mund të anulohen apo kufizohen me nënligje, siç janë udhëzimet administrative apo udhëzimet që vijnë nga ministritë përkatëse.

- Advertisement -

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai u shpreh se shtetet tjera më të zhvilluara e kanë kaluar qysh moti këtë temë dhe nuk e diskutojnë më, sepse sipas tij, mbulesa nuk është vetëm në islam por edhe në fetë tjera.

“Kjo temë duhet të ketë një qasje shumë serioze nga institucionet publike të shtetit të Kosovës dhe qytetarët të jenë pjesë e këtij debati, ku pa ndonjë arsye të pajustifikueshme e pa ndonjë ligj apo nen që është në kushtetutën tonë janë privuar disa raste. Përpara janë dhjetëra raste që janë privuar nga shkollimi i mesëm për shkak të mbulesës që e garanton kushtetuta dhe ligji në të cilin ne thirremi këtu në Kosovë”.

“Shtetet euro-perëndimore e kanë kaluar kohë më parë këtë debat dhe atje as që diskutohet fare se liria fetare, e shprehjes dhe e veshjes është nga liritë elementare që të gjitha kartat ndërkombëtare ua garantojnë vajzave besimtare myslimane që ta shfaqin mbulesën e tyre qoftë nëpër shkolla, institucione publike apo kudo që ato gjinden”.

- Advertisement -

“Në nenin 55 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në mënyrë të prerë thuhet se të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve nuk mund të anulohen/kufizohen me nënligje, siç janë udhëzimet administrative apo udhëzimet që vijnë nga ministritë përkatëse. Që do të thotë se deri sa në Kosovë nuk ka ndonjë ligj që bazohen ata të cilën nxjerrin udhëzime administrative apo nënligje, ne qëndrojmë të fortë në kërkesat tona që t’u mundësohet shkollimi se është obligativ dhe nga këndi islam është obligim e urdhër nga Zoti që ta kërkojnë diturinë nga djepi e deri në va.rr. Pra përderisa nuk kemi ligj, atëherë me udhëzime administrative apo rregullore të shkollave asnjëherë nuk mund të privohen vajzat besimtare nga mbulesa e tyre dhe nga shkollimi”.

“Drejtimin tonë juridik e politik e ne kemi nga Brukseli. Atje me sytë e mi i kam parë vajzat e mbuluara duke hyrë e dalë në shkolla. Gjithë ata burrështetas të botes nuk e ngrisin zërin t’i ndalojnë por i nxisin që t’i mbajnë. Këtë problem me shumë e gjejmë tek ne sepse njerëzit ende kanë qejf të funksionojnë me propaganda 40-50 vjeçare që të mos ketë fe dhe ende kanë nostalgji e mall për atë kohë e janë të etshëm ta realizojnë atë”.

- Advertisement -

“Shamia është obligim fetar, që duhet respektuar por jo imponuar. Kur vajza do, nuk ka ndonjë ligj në botë që e ndalon. Mbulesa është edhe tek hebrenjtë dhe të krishterët. Kush prej neve i ka gjyshet pa mbulesë, pra kjo është traditë shumëshekullore”, deklaroi Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit